Silva: Nuk e merituam të na fishkëllejnë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Për herë të dytë në po aq ndeshje të Kupës së Amerikës, ekipi kombëtar i Brazilit u fishkëllye nga tifozët e vet, pasi që ata nuk arritën të sigurojnë fitore në ndeshjen kundër Venezuelës.

Përkundër që skuadrës i mungon ylli Neymar për shkak të një lëndimi, “Selecao” është duke luajtur në shtëpi në Kupën e Amerikës, që po zhvillohet në Brazil. Tifozët presin që Kombëtarja e tyre ta fitojë titullin këtë herë, transmeton Gazeta Express.

Por, një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë. Në ndeshjen e parë, Brazili e pati të vështirë kundër Bolivisë për 45 minuta, duke bërë që tifozët ta fishkëllejnë skuadrën e tyre pas 45 minutave të parë. Në pjesën e dytë, Brazili e përmirësoi paraqitjen dhe e siguroi një fitore me rezultat 4:0.

Ndeshja e së martës kundër Venezuelas nisi në të njëjtën mënyrë, mirëpo nuk përfundoi njëjtë. Këtë herë, Brazili nuk e gjeti dot fitoren, pasi që tri gola iu anuluan – dy për pozitë jashtë lojë, një për ndërhyrje të parregullt në sulm. Ndeshja përfundoi me barazim pa gola.

Përsëri, ekipi kombëtar i Brazilit u prit me shumë fishkëllima nga tifozët pas ndeshjes. Kjo gjë e la yllin e skuadrës, Thiago Silva, të zhgënjyer.

“Sipas mendimin tim, fishkëllimat ishin të pamerituara, më së shumti sepse Venezuela pati shumë pak mundësi, ne punuam mirë në repartin e mbrojtjes dhe skuadra ishte e organizuar mirë. Nuk mund ta shpejtonim lojën sepse ata po luanim vetëm në mbrojtje”, ka thënë Silva.

“Nganjëherë e nxituam pasimin e fundit, tentuam ta bëjmë atë shumë shpejt dhe dështuam. Ne e humbën një pjesë të vetëbesimin me kalimin e minutave të ndeshjes. Por, besoj se luajtëm mirë sonte, në përgjithësi. Por, kur nuk shënon, gjithçka duket se shkoi keq”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...