Silva, në mesin e treshes së PSG-së që do ta mbyllë sezonin në Paris

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të...

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Thiago Silva, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Sergio Rico kanë vendosur të qëndrojnë në Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit 2019/20, përkundër që kontratat u përfundojnë sot, më 30 qershor.

Futbolli francez u ndërpre në mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, ndërsa Ligue 1 e mbylli sezonin para kohe në fund të prillit. Pikët e fituara deri në atë moment u morën parasysh për ta vendosur tabelën përfundimtare dhe kështu PSG-ja e fitoi titullin e kampionit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, vendimi për dy garat e kupave, Coupe de France dhe Coupe de la Ligue, nuk u mor menjëherë, me shpresën që do të krijohej mundësia për t’i zhvilluar dy finalet në ndonjë datë më mëvonshme.

Federata e Futbollit e Francës e konfirmoi në fillim të muajit qershor se dy ndeshjet do të zhvillohen më 24 dhe 31 korrik, ndërsa UEFA bëri të ditur se rundet e mbetura të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë në gusht.

PSG-ja tani është siguruar që do ta ketë ndihmën e Silvas, Choupo-Motingut dhe Ricos për këto tri gara.

Parisienët veçse e kanë bërë të ditur se kapiteni Silva, 35-vjeçar, do të largohet në fund të këtij sezoni, mirëpo, para se të largohet, ai e ka mundësinë t’i fitojë me klubin francez edhe tre trofe të tjera. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...