Silva mund të largohet

PUBLIKUAR

Andre Silva insiston duke thënë se nuk është koha e duhur për të folur rreth të ardhmes së tij, por Milani do t’i shqyrtojë ofertat që vinë për sulmuesin portugez.

Silva luajti vetëm 118 minuta për Portugalinë në Botërorin që po mbahet në Rusi, pas eliminimt të Portugalisë nga Uruguai, sulmuesi është pyetur për të ardhmen e tij mirëpo ai nuk ishte në qejf për ta diskutuar atë, transmeton Gazeta Express.

“Tani nuk është koha të flas për të ardhmen time”, tha ai.

Milani do të ishte i lumtur që ta shesë Silvan për një çmim më të madh se sa ai që e blenë në verën e kaluar. Andre Silva kaloi nga Porto te klubi italian për 38 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...