Këngëtarja e njohur shqiptar, Enca kritikohet vazhdimisht qoftë për ekspozimin e tepruar, por edhe ndërhyrjet estetike në fizik.
Ndonëse ajo mohon të ketë bërë një gjë të tillë, fansat janë të pabindur dhe komentet negative dhe kritikat në adresë të saj janë pothuajse në secilin postim që ajo bën.

Edhe në disa imazhe që ka ndarë së fundmi disa nga momentet gjatë seteve fotografike, ku është shfaqur si çdo herë tjetër e kuruar dhe mjaft tërheqëse, shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar ‘look-un’ e saj, ndërsa të tjerë kanë nisur ta akuzojnë se ka bërë ndërhyrje plastike.



