Të afërm nga familja e Egzon Hashanit kanë njoftuar se janë siguruar mjetet e kërkuara për shërimin e Hashanit.
“Paratë e nevojshme për trajtimin e Egzon Hashanit tash më janë siguruar shuma e kërkuar nga Spitali në Turqi”, thuhet tutje.
Postimi i plotë:
Sigurohen mjetet e kërkuara për shërimin e Egzon Hashanit
Të nderuar familjar, miq, shok ,bashkëqytetarë Gadimas dhe nga të gjitha trojet shqiptare, diasporë e dashur ku do që jeni.
Po e ndajmë me Ju një lajm të mrekullueshëm.
Paratë e nevojshme për trajtimin e Egzon Hashanit tash më janë siguruar shuma e kërkuar nga Spitali në Turqi.
Në emër të Egzonit, i cili tashmë gjendet për shërim në Turqi, ju jemi mirënjohës gjithsecilit/gjithsecilës nga Ju që keni kontribuar me para, mediave, vullnetarëve në terren që pa u lodhur qe kontribuan në grumbullimin e mjeteve, por edhe të gjithë atyre që vazhdojnë të interesohen për gjendjen shëndetësore të Egzonit. Mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të bashkëfshatarëve të fshatit Gadime e ulët.
Egzoni, por edhe gjithë familja, tashmë janë më të qetë, dhe tani na mbetet vetëm të lutemi për shërimin e plotë të tij.
Forca Egzon, familja, shoqëria dhe të gjithë ata/ato që dhuruan para dhe po luten për ty, duan që të kthehesh sa më shpejtë në shtëpi, shëndoshë e mirë te djali Enesi një vjeqar dhe bashkshortja e juaj.
Me urimin që të keni shëndet e gëzime në familjet e juaja, ju njoftojmë se këtu edhe përfundojnë të gjitha aksionet për sigurimin e mjeteve për shërimin e Egzonit. Nëse kërkohen mjete shtes për shërimin e Egzonit nga spitali në Turqi ateher do ta ri hapim aksionin.
1000 herë FALEMINDERIT !


