Siguria në shkolla, Policia në Mitrovicë realizon urdhër kontroll të nxënësve

PUBLIKUAR

Në kuadër të intensifikimit të masave parandaluese dhe në ofrim të sigurisë në shkolla, si dhe vlerësimeve të bëra nga Këshilli i prindërve dhe autoriteteve të shkollës, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë gjatë ditës së sotme kanë realizuar një urdhër kontroll të nxënësve.

Në saje të vlerësimeve dhe rrethanave aktuale, urdhër kontrolli është realizuar në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’rast janë kontrolluar mbi 300 nxënës të shkollës së mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme.

Policia, mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...