Siguria në Kosovë pas sulmeve në Bruksel (Video)

PUBLIKUAR

Pas sulmeve terroriste në Turqi e së fundmi edhe në Bruksel, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në gjithë vendin.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se masat e sigurisë janë shtuar edhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, duke angazhuar edhe njësitë relevante, përfshirë edhe ato me qen.

Kelani theksoi se deri në këtë fazë nuk ka vend për të krijuar panik tek qytetarët, pasi që kanë marrë masat për parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.

Ndërkohë, për ekspertë e çështjes së sigurisë në vend, Kosova është në një shkallë më të ulët të rrezikut nga sulmet terroriste, krahasuar me vendet kryesore evropiane. /GazetaTribuna/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...