Sigal Prishtina lufton për “njohje” në Qipro, Kazakistan dhe Rumani

PUBLIKUAR

Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarët e saj për FIBA Europa Cup. Sigal Prishtina do të përballet me kundërshtarë të fortë si Energjia Targu Jiu (Rumani), Astana (Kazakistan) dhe AEK Larnaca (Qipro). Prishtina do të udhëtojë në të gjitha këto shtet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Prishtina do të luajë edhe për ‘njohje’ në FIBA Europa Cup. Kampionët e Kosovës dhe të Ballkanit kanë rënë në një grup relativisht të fortë, pasi do të përballen me nënkampionët e Rumanisë, e kampionët e Qipros dhe Kazakistanit. Që të tri shtet nuk e kanë njohur Kosovën, shkruan Telegrafi.

Energjia Targu Jiu është nënkampion i Rumanisë. Po ashtu kjo skuadër e ka fituar Kupën dhe Superkupën në vitin 2014. Kjo skuadër ka tre amerikan në skuadër.

BC Astana është kampion i Kazakistanit për pesë vitet e fundit. Një skuadër e fortë të bazuar me lojtarë vendor. Ka fituar titujt në vitet 2012, 2013, 2014, 2015. Po ashtu edhe në Kupë është treguar e suksesshme pasi triumfoi në vitet 2011, 2012, 2013, 2014.

AEK Larnaca po ashtu është një skuadër kampione pasi ka fituar titullin në vitet 2015 edhe 2013.

Kampionët deri më tani kanë arritur të nënshkruajnë me tre lojtarë. Gëzim Morina, Yll Kaçaniku dhe Gjorgji Çekovski kanë nënshkruar me Prsihtinën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...