Sigal Prishtina arsyeton titullin e kampionit ballkanik

PUBLIKUAR

Sigal Prishtina i është hakmarrë skuadrës së Mornarit për humbjen e pësuar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kuadër të Ligës Ballkanike, përkatësisht fitores pas dy humbjeve radhazi.

Kampioni ballkanik ka treguar vlerat e saj kundër liderit të Grupit A, Mornarit duke e mposhtur si mysafirë me rezultat 86:75

“Plisat” kanë mundur të fitojnë çerekun e parë të takimit, por jo edhe dhjetë minutshin e dytë.

Prishtinasit periudhën e parë e fituan me gjashtë pikë epërsi duke triumfuar me rezultat 22:16.

Megjithëse çereku i dytë i takoi skuadrës malazeze 26:21, ‘Plisat’ e përfunduan pjesën e parë në dobi të tyre me një pikë dallim, 43:42.

Në pjesën e dytë, kampionët ballkanik u këndellën dhe e fituan krejt takimin, raporton Telegrafi.

Fillimisht, në çerekun e tretë e ngritën epërsinë në nëntë pikë për ta përfunduar këtë periudhë të lojës në dobi të tyre me rezultat 64:55.

Në periudhën e fundit, prishtinasit mbrojtën epërsinë e krijuar në 30-minutat e parë për të triumfuar në fund me rezultat 86:75.

Vlen të theksohet se basketbollistët më efikas te Prishtina ishin Jason Washburn me 27 pikë dhe Dardan Berisha me 24 pikë, kurse te Mornari, Radoje Vujosevic me 19 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Sigal Prishtina ngritët në pozitën e dytë të Grupit A me tetë pikë, përkatësisht ka dy pikë më pak se lideri, Mornar, i cili shijoi humbjen e parë në Ligën Ballkanike dhe ka një ndeshje më tepër se skuadra prishtinase. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...