Përkundër ndryshimeve te Real Madridi, Cristiano Ronaldo nuk e ka në plan të qëndrojë gjatë në Santiago Bernabeu.
Pas lojës jo të kënaqshme të skuadrës, Los Blancos e shkarkuan Rafa Benitezin dhe në vend të tij e angazhuan Zinedine Zidane.
Ka pasur spekulime se superylli portugez nuk ka raporte të mira me strategun spanjoll dhe vazhdimisht shkruhej se ai do të largohej.
Mirëpo, edhe pse Benitez nuk është më, Daily Telegraph njofton se 30-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni.
Ish-klubi i tij, Manchester United dhe Paris Saint-Germaini janë destinacionet më të mundshme të Ronaldos. /Telegrafi/


