Si u transferua Bonucci n Milan? Zbulohet gjithçka

PUBLIKUAR

Bonucci nuk ishte cak i Milanit për këtë afat kalimtar.

Drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka treguar se si ndodhi transferimi i Leonardo Bonuccit: “Nuk ishte planifikuar. Agjenti i tij vazhdonte të bënte shaka…”.

Transferimi i Bonuccit nga Juventusi te Milani ka qenë një befasi për të gjithë, aq më shumë çmimi për të cilin u ble nga klubi nga “San Siro”, 42 milionë euro.

“Transferimi i Bonuccit nuk ishte planifikuar, por ishte një mundësi të cilën duhej ta shfrytëzonim”, tha ai për “Rai Sport”.

“Isha duke folur me agjentin e tij ,Alessandro Lucci, për lojtarë tjerë dhe ai vazhdonte të bënte shaka për Bonuccin. Fillimisht, as nuk i tregova Marco Fassones”.

“Më pas e pash që ai me të vërtetë dëshiron të vijë te Milani dhe kemi punuar që të kompletohet transferimi në shpejtësi”, theksoi mes tjerash Mirabelli. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...