Si një yll! E vutë re edhe ju ndryshimin që Nora paska bërë në look?

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e sotme Era dhe Nora Istrefi na lezetuan Instagrami të gjithëve teksa u panë duke darkuar e duke kaluar kohë me njëra-tjetrën.

Dy motrat simpatike të showbizit shqiptar postuan disa video, ku dukeshhin si gjithmonë në super formë.

Po, Nora duket se ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël në look, pasi ka prerë balluket dhe duket me të vërtetë shumë bukur.

Këngëtarja nuk eksperimenton shpesh me pamjen e saj, andaj ndryshime të tilla nuk mund të mos marrin direkt vëmendjen e fansave.

Ditën e sotme Nora u bë kryefjalë e mediave. Si rrallëherë, këngëtarja ka folur një vit pas ndarjes për divorcin dhe raportet e saj me Robertin, në një intervistë për “Qejfi më i madh se Stambolli”.

Ndër të tjera, Nora theksoi faktin se ata nuk kanë lejuar që ndarja e tyre të ndikojë tek Renee, ndaj dyshja është munduar shumë.

 

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...