Si ndodhi therja e të miturit në Deçan, policia jep informacione të detajuara

PUBLIKUAR

Dje rreth orës 14:40, Policia është informuar për therjen e një të mituri nё fshatin Shaptej –Deçan.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor.

“Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën”, njofton policia, transmeton Express.

I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur. Por policia njofton se pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është ndaluar pёr 24 orё

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...