Thiago Silva e ka pranuar se nuk do të mundë t’i thoshte ‘jo’ kthimit në Milan, si dhe ka theksuar se për të do të ishte e mrekullueshme ta mbyllte karrierën në gjigantin italian.
Silva u paraqit 100 herë për Milanin nga 2009 deri më 2012, duke e fituar një titull kampioni, por u largua në drejtim të Paris Saint-Germain për 42 milionë euro pasi klubi kuq e zi kishte nevoje për të ardhura, transmeton Gazeta Express.
Atë botë, qendërmbrojtësi brazilian e ndoqi Zlatan Ibrahimovicin në Paris.
Megjithatë, ai ka thënë për Gazzetta dello Sport: “Milanin e kam në zemër dhe gjithmonë do ta kem, si mund t’i them ‘jo’?”
“Kurrë s’është e lehtë të flasësh për të ardhmen, por kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll. Gjithçka është e mundur. Mbase të kthehem për ta përfunduar karrierën do të ishte e mrekullueshme”, shtoi ai. /Gazeta Express/


