Si e tradhtoi biznesmenin truproja serb dhe i ndihmoi vrasësit shqiptarë

PUBLIKUAR

Mediat qipriote kanë zbuluar detaje të tjera nga vrasja e biznesmenit qipriot, Fano Kalopsidiotis një javë më parë në vendin ishullor.

Kështu, Policia ka mbledhur prova të mjaftueshme që implikojnë truprojën serb të biznesmenit, një 42-vjeçar që ka ndihmuar shqiptarët Aleks Burreli dhe Jani Vogli të ekzekutonin biznesmenin e kazinove, shkruan “Panorama”.

Po kështu, janë edhe tre qipriotë që kanë ndihmuar dy vrasësit shqiptarë që të kryenin ekzekutimin. Të katërt këta janë arrestuar nga Policia.

DYSHIMET

Badigardi serb, 42-vjeçari, ishte me biznesmenin natën e vrasjes. Ai ishte ulur në një tavolinë tjetër, afër tij.

Pak minuta para se të afroheshin atentatorët, ai është çuar nga tavolina dhe ka shkuar në tualet. Këtë e konfirmojnë kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja.

Ndërsa tre të dyshuarit e tjerë qipriotë, të moshave 28, 38 dhe 39 kanë dhënë ndihma të tjera. Qiprioti 39-vjeçar ka marrë dy shqiptarët e armatosur në mjetin e tij dhe i ka çuar në vendin ku ndodhej biznesmeni.

Kamerat e sigurisë e konfirmojnë këtë, ndërsa mjeti është gjetur i djegur pas ngjarjes dhe rezulton i vjedhur.

Nga ana tjetër, qiprioti 38-vjeçar ka siguruar largimin nga vendngjarja të Aleks Burrelit, teksa Jani Vogli mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit.

Ndërsa, e dashura e 39-vjeçarit qipriot, ishte prezente në takimin që shqiptarët bënë me të dashurin e tij dhe nuk kallëzoi krimin.

Policia qipriote thotë se ka sekuestruar tre telefonat celularë të badigardit serb dhe po i ekzaminon ato. Ai ka marrë mesazhe pak para se të ndodhte ngjarje.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...