Si do të luftojnë Thaçi dhe Dacic për Kosovën në Madagaskar?

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Tashim Thaçi, dhe ministri i jashtëm I Serbisë, Ivica Dacic, do të marrin pjesë në Samitin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, nga 22 në 26 nëntor në Madagaskar.

Në takim u njoftua pjesëmarrja e presidentit francez, Francois Hollande, dhe Dacic, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, do të përpiqet që të parandalojë njohjet e reja të Kosovës, njohton B92, transmeton Express.

Madagaskari, si mikpritës i konferencës, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës ndërsa në takim marrin pjesë 80 delegacione të vendeve anëtare dhe vëzhguese.

Dacic, gjatë vizitës, do të bisedojë me zyrtarë të lartë të Frankofonisë, Sekretarin e Përgjithshëm, Michaelle Jean, dhe poashtu pritet që të takohet me shumë kryetarë të delegacioneve të vendeve anëtare dhe të vëzhguesve të Frankofonisë.

Përndryshe, vendet e këtij grupi përbëjnë një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së dhe të gjitha e përdorin frëngjishten si gjuhë kombëtare dhe zyrtare si dhe gjuhë të komunikimit ndërkombëtar.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...