Si baba si i biri: Haaland mund të transferohet në ekipin ku kishte luajtur i ati i tij

PUBLIKUAR

Erling Haaland sipas të gjitha gjasave është duke e kaluar sezonin e fundit në Bundesligë.

Sulmuesi norvegjez në fakt mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Borussia Dortmundi në fund të këtij sezoni, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, me gjasë e ardhmja e ish-futbollistit të Salzburgut do të jetë e lidhur me Premierligën.

Në fakt, klubi më i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm duket se është Manchester City.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Mirror”.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së përfaqësuesit holandez është afro 80 milionë euro.

Interesim për të ndërkohë kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropianë si Real Madrid, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Haaland me këtë rast mund t’i ndjek hapat e babait të tij, Alf-Inge Haaland, i cili kishte luajtur në Manchester City.

Nënkampioni evropian është në kërkim të një sulmuesi të madh pas largimit të Sergio Agueros dhe Ferran Torresit. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...