Shumë skuadra italiane e duan Memushajn

PUBLIKUAR

Ëndrra e Flamurtarit për të transferuar mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushajn po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Nëse skuadra e Serie A, Benevento ka vendosur ta largojë Memushajn, janë të shumta skuadrat që duan ta transferojnë atë.

Frosinone dhe Chievo kanë shfaqur interesimin e tyre para disa kohësh, ndërsa një tjetër ekip që kërkon shërbimet e vlonjatit është Spezia

Këta të fundit janë në garë për të siguruar një vend në “Play Off”-in që të ngjit në Serinë A dhe kërkojnë eksperiencën e Memushajt për ta pasur më të lehtë objektivin e këtij sezoni.

31-vjeçari është një nga lojtarët që e njeh mirë terrenin në Serinë B, pasi shumë sezone i ka kaluar aty me Pescaran. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...