Shumë persona që do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale kanë lëshuar Kosovën

PUBLIKUAR

Shumë dëshmitarë të mbrojtur, bashkë me familjarë të tyre, tashmë janë vendosur në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, të cilët pritet të dëshmojnë gjatë muajve në vijim kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dëshmitarë shumë të rëndësishëm, të cilët kryesisht kanë qenë ish-eprorë të UÇK-së dhe që kanë pranuar të dëshmojnë në proceset gjyqësore të Gjykatës Speciale kundër ish-bashkëluftëtarëve të tyre.

“Disa ish-komandantë të lartë të UÇK-së po thuhet se së fundi janë larguar bashkë me familjarët e tyre nga Kosova. Po ashtu, disa të tjerë janë larguar gjatë valës së emigrimit të kosovarëve, duke u kamufluar kinse po ikin për shkaqe ekonomike, ndërsa në fakt janë dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale”, bën të ditur ky burim i gazetës “Zëri”, duke shtuar se krimet e supozuara që kanë ndodhur para më shumë se 16 vjetëve është vështirë të dokumentohen tashmë, pa dëshmitarë të rëndësishëm nga lufta e fundit.

Gjykata Speciale pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2016 në Holandë, e cila do t’i trajtojë akuzat për krime lufte që burojnë nga Raporti i senatorit zviceran Dick Marty./zeri.info/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...