Shukri Buja: Zgjedhjet mund të mbahen në nëntor (Video)

PUBLIKUAR

Deklarata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për zgjedhjet është paralajmërim për kryeministrin Mustafa se në rast se nuk reflekton sidomos për sa i takon zhvillimin ekonomik, atëherë rrezikshmëria e votëbesimit të qeverisë është e arsyeshme.

Kështu është shprehur në emisionin ‘Fakt Plus’ deputeti i PDK-së, Shukri Buja.

Ky i fundit thotë se në zgjedhje nuk është mirë të shkohet pa amendamentimin e ligjit zgjedhor, megjithatë sipas tij, nëse nuk ka një marrëveshje mes spektrit politik për këtë çështje, atëherë fundi i nëntorit mund ta gjejë vendin në zgjedhje.

Buja e quan të pakuptimtë vazhdimin e qeverisjes, nëse një koalicion qeveritar nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar një projektligj i cili është i ndërlidhur me liberalizimin e vizave.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për vullnetin e ndërkombëtarëve për sa i takon mbajtjes se zgjedhjeve si dhe për afatet tjera eventuale kur qytetarët do të mund t’i drejtohen kutive të votimit.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...