Shukri Buja, “lista e veteranëve duhet të verifikohet” (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, dhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi janë përplasur me vete për çështjen e veteranëve të UÇK’së dhe për Buxhetin. Buja ka thënë se numri i veteranëve është rritur dhe sipas tij për këtë duhet të jap përgjegjësi dikush. Derisa, Krasniqi duke e mbrojtur buxhetin e Qeverisë ka thënë se veteranët do t’i marrin pensionet e tyre pa problem.
“Numri i veteranëve është rritur tepër. Mua numri i tyre më është rritur për dhjetëra persona. Ata duhet të verifikohen, dhe të dihet se cili është numri i saktë dhe të marrin pensionet me meritë”, ka thënë Buja, derisa ka akuzuar Qeverinë se nga rritja e numrit të tyre po rrezikohet edhe buxheti,

Por, me këtë konstatim nuk është pajtuar zëvendësministri Agim Krasniqi. Ai ka thënë se Qeveria është duke bërë çmos që pensionet për veteranë të sigurohen.

“Nuk ka rrezik të buxhetit. Ai do të miratohet dhe veteranët do t’i marrin pensionet e tyre”, ka thënë Krasniqi në RTK.

Buja gjatë tërë kohës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se u ka vështirësuar jetën qytetarëve të Kosovës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...