Shukri Buja: Lipjani ka një kryetar kockagji, tash e tri vite merret me shtruarje e heqje të kockave nëpër trotuare

PUBLIKUAR

Gjatë intervistës dhënë gazetës “Lajm”, deputeti nga radhët e PDK-së, Shukri Buja ka folur për shumë çështje me rëndësi të cilat po e krakterizojnë përditëshmërinë kosovare,në rend të parë për rrjedhat aktuale politike në vend. Mirëpo,ai,gjatë kësaj interviste nuk ka lënë pa përmendur edhe dështimet e deritashme të udhëheqjes në komunën e Lipjanit. Poashtu, Buja ka bërë publike se në gjedhjet e ardhshme komunale do të jetë kandidati për të parin e Lipjanit nga radhët e PDK-së.

“Lajm”:Sipas jush,pse Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Buja: Sa është e arsyeshme shkuarja në zgjedhje të parakohëshme, sipas mendimit tim, është një çështje tjetër. Mirëpo, fillimisht për këtë proces shumë të rëndësieshëm për vendin, na duhet të përgatitet infrastruktura ligjore e zgjedhjeve. Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë do ti kemi të njejtat probleme dhe të njejtat keqëpërdorime. PDK është e gatshme kurdoherë për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, dhe pa hezituar them si ajo do të jetë partia e parë në nivel vendi.

“Lajm”: Cili është efekti i hartimit të rezolutave që po i bënë Kuvendi i Republikës së Kosovës,siç është rasti kohëve të fundit ?

Buja: Kuvendi është institucioni më i lartë legjislativ. Efekti i rezolutave të institucioneve të shteteve normale, në veçanti në sistemet parlamentare është shumë i madh. Po që kjo praktikë nuk është në Kosovë. Në Kosovë rolet ndryshojnë. Kështu, Parlamenti bëhet gjykatë, gjykata bëhët politikëbërëse, ekzekutivi bëhet ligjvënës, ligjëvënësit bëhen ekzekutiv.Thjesht nuk e kryejnë rolin për çka janë të formuara. Por kemi parasyshë edhe interferimin ndëkombëtar,ku çështja e institucioneve të Kosovës bëhet tepër komplekse. Prandaj, edhe efekti i rezultateve është shumë i vogël, për të mos thënë zero.

“Lajm”: Si e vlerësoni punën e qeverisjes komunale të Lipjanit gjatë kësaj periudhe tre vjeçare. Ku i shihni dështime më të mëdha ?

Buja: Qeverisja komunale pas instalimit, në vend që të mirret me kompetencat e përcaktuara me ligjin mbi qeverisjen lokale, ajo ka marrë rolin e veprimit të hetuesisë, heton të gjitha dokumentet e ish-ekzekutivit. Pra, ajo kalon në rolin e prokurorisë për tri vite rresht, vetëm akuzon për borgje, për mos punë, formon komisione mbikqyrëse jashtë ligjore, etj.,vetëm e vetëm që të mbulojë paaftësitë e veta për zhvillimin ekonomik. Mirret me borgje të cilat i hipërbolizon që të arsyetojë paaftësinë e tij për tërheqje të investimeve dhe zhvillimit komunal. Është vështirë të ndalesh e të thuash ky është dështimi më i madh, sepse të gjitha i ka dështime. Pra,nisur nga largimi i punëtorëve nga puna në mënyrë jo të ligjshme,u ku po i kthen vendimet e Gjykatave për shkelje të ligjit,pastaj dështimet në investime publike që të krijojnë përshtypjen, se Lipjani si komunë ka nevojë vetëm për kocka, si dhe krijohet përshtypja se Lipjani ka një kryetar kockagji,sepse tash e tri vite mirret me shtrurje e heqje të kockave nëpër tretuare. Pra,ai për këtë periudhë nuk ka bërë asnjë investim kapital,asnjë shkollë e ndërtuar në fushën e arsimit,asnjë ambulancë e ndërtuar në shëndetësi,asnjë qendër kulturore e rinore,duke përjashtuar Magurën,as një investim në ujë të pijshëm. Shkurt,pa asnjë investim në ndonjë project të dukshëm e me vlerë të të madhe për qytetarët e Lipjanit. Thjesht,duhet thënë se qytetarët e shohin vetëm heqjen e kockave në rrugën katër-korsi të realizuar nga ekzekutivi i kaluar. Rivendosja e kockave,heqja e tyre,dhe vendosja e disa pemëve decorative,heqjen e kockave në mes të të rrugës dhe vendosjen prap të tyre. Shkurt,po vepron në stilin,hiq e qit. Ndërkaq,investimet në rrugë janë pa projekte me paramasa dhe parallogari,me gjërësi që nuk plotësojnë asnjë standard, kualiteti tepër i dobët,shumica veç janë dëmtuar pas një viti,siç është asfalti në Gadime të Ulët apo Qylagë-Blinajë. Janë edhe shumë dështime të tjera për të cilat edhe po të shkruajmë në vazhdime për një kohë të gjatë nuk mund të i përmendim të gjitha.

“Lajm”: Këto ditë ka nisur së ndërtuari sheshi i qytetit të Lipjanit,”Adem Jashari”,na thoni cka e dallon projekti i juaj që ishte i hartuar në qeverisjen e PDK-së për ndërimin e këtij sheshi ?

Buja: Kur jemi këtu duhet të potencojë se dallimi është capital. Sepse,së pari për projektin e sheshit janë bërë dy diskutime publike me kryetar,kanë kaluar procedurat ligjore dhe është aprovuar në Kuvendin komunal.Kështu,ndryshimin që e ka bërë ky ekzekutiv është në kundërshtim me ligjin, sepse nuk ka ndjekur procedurat ligjore për ndryshim. Projekti ynë ka qenë detal,është dashur të rrënohen objektet e vjetra,ato të ndërtohen të reja,pra ka qenë në detaje madje edhe deri tek kornizat e dritareve të lokaleve dhe ngjyrës së ombrellave,e most ë flasim për platonë dhe shtatoren e komandantit legjendar “Adem Jashari”,të cilin e ka ndryshuar tërësisht. Projekti ka qenë i paraparë të realizohet në bazë të ligjit me partneritet publiko-privat në formë koncesionare.Kostoja e projektit ka qenë 22 milionë euro,nga të cilat komuna do të kishte përfituar rreth 6.5 milionë euro,nga të cilat do të kompenzoheshin në metër katrorë të gjithë pronarët e banesave dhe lokaleve,si dhe do të përfitohej edhe investimi në plato dhe shtatoren i paraparë rreth 1 milon e 200 mijë euro.Ndërsa,investitori do të përfitonte rreth 3 milionë euro. Pra,investimi i sotëm në shesh,përvec shkeljeve ligjore,dëmtohet buxheti komunal,dhe në kohën kur ka nisur dhe dinamikën e punëve do ti dëmtojë qytetarët që jetojnë në qytet dhe bizneset që mbajnë familjet e tyre.

“Lajm”: Për fund, thujase është bërë edhe si “domosdoshmëri” që të deklaroheni se a do të jeni kandidati nga radhët e PDK-së për të parin e komunës së Lipjnit,ku siç dihet këtë komunë e keni drejtuar për dy mandate rresht ?

Buja: Është pyetje që vazhdimisht po shtrohet jo vetëm nga gazetarët,por jo vetëm nga anëtarët e partisë,por edhe nga qytetarët të cilëve ju përgjigjemi se kjo varet nga ju dhe organet drejtuese të partisë. Kam sakrifikuar për shtetin e Kosovës,dhe sakrifikojë gjithmonë për qytetarët,e në veçanti për qytetarët e Lipjanit,e kjo nuk është në interesin tim përsonal./Lajm

http://www.lajm.net/shukri-buja-lipjani-ka-nje-kryetar-kockagji-tash-e-tri-vite-mirret-me-shtrurje-e-heqje-te-kockave-neper-tretuare.html

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...