Shukri Buja braktis PDK-në për një parti tjetër

PUBLIKUAR

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja, gjatë ditës së nesërme pritet që t’i bashkohet partisë së Fatmir Limajt.

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit të enjten, në orët e pasdites, do të prezantohet në një konferencë për media si anëtar i ri Nismës për Kosovën.

“Kalimi i Bujës në Nisma do të bëhet publik nesër në orën 14:00”, kanë bërë të ditur burimet e Express.

 

Buja javë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së PDK’së në Lipjan.

Në njoftimin për dorëheqje, ai kishte thënë po ashtu se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...