Shtyrja e ratifikimit të demarkacionit nuk i prish marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi

PUBLIKUAR

Ratifikimi i vonuar i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Podgoricës, ka thënë Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Ai megjithatë deklaroi se Mali i Zi ka ratifikuar Marrëveshjen, shkruan portali malazias Vijesti.

“Kur do ta ratifikojnë në Kosovë është çështje e tyre e brendshme, ne presim me durim ratifikimin”, u ka thënë Vujanoviq gazetarëve në qytetin e Mojkovacit, ku edhe po merr pjesë në një organizim të qytetit.

“Nuk ka arsye për t’u nevrikosur, por ne presim që në Kosovë të bëhet kjo”, ka pohuar Vujanoviq, njofton Klan Kosova.

I pyetur rreth protestave të fundit në kufi, ai tha përsëri se asgjë nga këto nuk ka nevojë të afektojë marrëdhëniet Mal i Zi-Kosovë.

“Ajo është thjesht një gjendje shpirtërore, deklaratë e qytetarëve. Unë pres që Parlamenti i Kosovës do të sigurojë shumicën e nevojshme, ndërsa jam i sigurt se në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona”.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...