Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje

PUBLIKUAR

Ndonëse ishte paraparë që seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të mbahet sot, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo për shkak se kanë munguar dy nga deputetët e akuzuar në këtë rast, raporton “zeri.info”.

Përveç mungesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në këtë seancë ka munguar edhe deputetja tjetër e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu.

Sipas kryetarit të trupit gjykues mungesa e deputeteve është e arsyetuar sepse të njëjtit gjenden në udhëtim zyrtarë. Për të dëshmuar në këtë rast si palë të dëmtuar ka qenë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Ndërsa për deputeten tjetër të Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, gjyqtari ka thënë se do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim për të dëshmuar në këtë seancë gjyqësore. Ndërkaq të pranishëm në këtë seancë ishin deputetja, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli.

Mirëpo, i pranishëm në këtë shqyrtim gjyqësor nuk ishte avokati mbrojtës i Faton Topallit, Haxhi Millaku. Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli po akuzohen për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...