Shtohen rastet me grip, IKSHPK: Vaksinimi rekomandohet për të gjithë, pa dallim moshe

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja javore e gripit sezonal ka bërë të ditur për rritjen e rasteve me grip, krahasuar me javët paraprake.

IKSHPK njofton se që nga fillimi i sezonit së gripit, fillimi i muajit tetor e deri më tani, përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, janë konfirmuar 52 raste të gripit, disa prej të cilave për shkak të ashpërsisë  janë shtrirë për mjekim në spital.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit. Me qëllim të parandalimit të rasteve të reja dhe komplikimeve të rënda shëndetësore që mund të vijnë nga  Gripi, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit në njësitë e vaksinimit (QKMF/QMF) në komunën ku jetojnë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK tutje njofton se efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

“IKSHPK rikujton se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK, në fillim të sezonit së gripit 2024/2025, ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale. Nga 30 shtatori deri më 30 nëntor janë administruar 61,467 doza për grupet e rrezikuara; grupmoshat mbi 65 vjeç; personat me sëmundje kronike; profesionistët shëndetësor; gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-5 vjeç”, thuhet më tej.

IKSHPK po ashtu bën të ditur vaksina rekomandohet edhe për grupe të tjera të popullatës, pa dallim moshe.

“Gjithashtu, qytetarëve u bëhet thirrje që t’i zbatojnë edhe masat e tjera parandaluese kundër Virusit të gripit sezonal dhe kontroll të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti u “gjen vende” opozitës në Kuvend e Qeveri për ta mbajtur Presidentin për vete – a u mbyll përpjekja për zgjedhjen e kreut...

Të martën e javës së ardhshme përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të ri...

Vrasja tinëzare e Liridonës, Kushtrim Kokalla dënohet me 30 vjet burgim

Sot është shpallur aktgjykimi në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin që ka ngjallur...

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së...