Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

PUBLIKUAR

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca, i cili është edhe numri dy në Lëvizjen Vetëvendosje. Lladrovci ka thënë se Kosovës nuk i konvenon vendnumërimi dhe sipas tij duhet të përshpejtohen gjërat.

Për Lladrovcin, e panjohura ka mundur të zgjidhet qysh herët me Glauk Konjufcën.

Postimi i plotë:

Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu.

Takim i rastësishëm dhe bisedë e këndshme me Glaukun. Jo, nuk kemi biseduar për politikë as për poste, kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë.

Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës!

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...