Shtime: E godet me sopatë në kokë bashkëfshatarin

PUBLIKUAR

Në  Luzhak të  Shtimes ka ndodhur një aksident i rëndë  ku bashkëfshatarët me sopat kanë  tentuar të zgjidhin problemet pronësore  sot rreth orës 14:00 të enjten.

Nga lëndimet e marra me sopat në kokë Shyqeri Bajraktari nga fshati Luzhak është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore në emergjencën e Shtimes e më pastaj është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.
Ardiana Isufaj, mjeke kujdestare në emergjencën e QKMF-së në Shtime ka thënë për burimet e FerizajPress se të lënduarin e kishin sjellë bashkëfshatarët e tij për ta marrë ndihmën e parë si pasojë e plagëve të marra nga një bashkëfshatar tjetër me sopat në kokë.
“I lënduari Shyqeri Bajraktari ka arritur në emergjencë me vetëdije por shumë i lodhur përderisa kishte marrë lëndime shumë të rënda në pjesën e përparme të kokë nga sopat e dorës. Ne i kemi dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë e kemi dërguar me aumbulancë për QKUK për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Isufaj.

Burime të Ferizajpressit kanë bërë të ditur  se personi i lënduar dhe një bashkëfshatar tjetër kishin pasur probleme pronësore.

“Deri te kjo përleshje ka ardhur si pasojë e një zënke në mes të dy bashkëfshatravëve për çështje pronësore. Realisht është për të ardhur keq të ndodhin gjëra të tilla përderisa kanë mundur t’i rregullojnë me marrëveshje pa ardhur deri te më e keqja”, ka thënë ky burim.

Nga ana tjetër rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi. Sipas tij në Fshatin Luzhak të komunës së Shtimes rreth orës 14:00 ka marrë lëndime trupore me sopat në kokë një person nga bashkëfshatari i tij.

“I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, andaj hetimet janë duke vazhduar, ndërkaq pritet që Policia të dalë me komunikatë për media rreth kësaj çështje”, ka thënë Gashi.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...

Bedri Hamza futet në Qeveri, a do të pajtohen me Kurtin për mosshkuarje në zgjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë. Ai...

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...