“Shteti të veprojë që qentë endacakë të mos jenë rrezik për qytetarët”

PUBLIKUAR

Arbër Rushiti, i ati i nxënëses që u sulmua nga qentë endacakë, në Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka kërkuar kujdes më të madh nga institucionet që këto ngjarje të mos ndodhin në të ardhmen.

“Në punë e kam marrë informatën nga gruaja, se Fiona është sulmuar nga qentë endacakë. Kam ardhur nga puna dhe me veturë e kam marrë vajzën, duke e dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, nga ku na kanë udhëzuar që ta çojmë në Qendrën Klinike Universitare. Atje kemi marrë trajtimin më të mirë që mund të merret. Tash Fiona, nga aspekti fizik është shumë mirë, mirëpo emocionalisht është ende e tendosur. Por këto gjëra nuk po ndodhin vetëm në Prishtinë. Po ndodhin në të gjithë Kosovën”.

“Duhet që kjo çështje të përcillet më me kujdes. Unë vet këtë do ta përcjell ligjërisht, deri në fund”. /klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...