Shteti po falimenton, politikanëve nuk u bëhet vonë

PUBLIKUAR

Shteti po falimenton, politikanëve nuk u bëhet vonë

Partitë politike do të duhej të alarmoheshin nga deklaratat e fundit të Zyrës së Presidencës. Shqetësuese për këto parti do të duhej të ishin edhe anulimi i vizitave nga e para e shtetit për shkak të krizës politike.

As deklaratat e ambasadorëve të shteteve kryesore se duhet lënë mënjanë inatet dhe duhet gjetur zgjidhja për tejkalimin e bllokadës, nuk po ndikojnë që partitë politike të reflektojnë në qëndrimet e tyre.

Të dy blloqet po ia hedhin topin njëra-tjetrës dhe po ia atribuojnë njëra-tjetrës bllokadën institucionale.

Për Adem Grabovcin, nga Partia Demokratike e Kosovës, kjo bllokadë po ndodh për fajin e liderëve të opozitës dhe se vendi ka ardhur në situatën që sipas tij, është bllokimi i shtetit.

“Mund të them se sa i përket PDK-së, ajo është angazhuar dhe ka dhënë maksimumin për zhbllokimin e situatës dhe po të ishte varur nga vullneti i PDK-së, nuk do të kishte ndodhur fare bllokada. Mirëpo, pa fajin e PDK-së ka ardhur deri te një situatë e tillë. Tashmë e kanë konstatuar edhe qytetarët edhe institucionet dhe e gjithë bota demokratike të cilët janë të interesuar të na ndihmojnë në funksionalizimin e shtetit, tashmë e kanë të qartë se ku është faji”, ka thënë Grabovci shkruan Tribuna.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...