Shteti Islamik po humb territor në Siri dhe Irak

PUBLIKUAR

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara në koalicionin për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik thotë se ky grup është duke humbur kontroll mbi territoret në Siri dhe Irak.

Grupi është në mbrojtje dhe ‘ky Kalifat i çoroditur është duke u pakësuar’, ka thënë Brett McGurk në kryeqytetin e Jordanisë, Amman.

Ai ka shtuar se përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të rimarrë qytetet e Mosulit në Irak dhe Raqqas në Siri janë duke bërë progres.

“Ne po realizojmë sulme të sakta në Mosul pothuajse çdo ditë”, tha ai, duke shtuar se po bëjnë presion të vazhdueshëm e të sinkronizuar ndaj grupit terrorist.

McGurk gjithashtu ka thënë se gjatë javëve dhe muajve në vijim do të nisin një fushatë sulmesh edhe në Raqqa, në të gjitha aspektet, transmeton Rel.

Ai tha se vendimi i presidentit amerikan, Barack Obama, muajin e kaluar, për të rritur numrin e forcave speciale amerikane në veri të Sirisë ka ndihmuar në përshpejtimin e fitoreve të fundit nga forcat lokale, të përkrahura nga SHBA.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...