Shteti bën marrëveshje me 39 organizata, 1.7 milionë euro për 34 mijë pako ushqimore

PUBLIKUAR

Hekuran Murati, ministër i Financave ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje me 39 organizata që bëjë shpërndarje të ndihmave humanitare për t’i mbështetur familjet në nevojë, shkruan Gazeta Express.

Murati ka njoftuar se në kuadër të kësaj mase pritet që të shpërndahen 34 mijë pako ushqimore në vlerë prej 1.7 milionë euro.

“Në kuadër të masave që kemi pasur për të mbështetur familjet dhe ata që po kalojnë në kohë të vështira ku kemi rritje të çmimeve, sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshjen me 39 organizata apo shoqata që kryesisht si veprimtari kanë edhe shpërndarjen e pakove ushqimore. Në kuadër të kësaj ka qenë masa 3.4 për të cilën kemi bërë shpalljen dhe janë kualifikuar këto organizata, ku gjithsej pritet që të shpërndahen 34 mijë pako ushqimore në vlerë 1.7 milionë euro”, ka thënë ai sot në një konferencë për media. /Express/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...