Shtetet e Kuintit i reagojnë Qeverisë së Kosovës: Lejojeni mbajtjen e referendumit të Serbisë, mos rrisni tensionet!

PUBLIKUAR

Shtetet e Kuintit kanë dalur me një reagim për referendim e Serbisë për ndryshimet kushtetuese që mbahet javën e ardhshme.

Kuinti ka përkrahur këtë referendum duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit edhe në Kosovë.

“Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit për ndryshimet kushtetuese si një hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve te shtetit të sundimit te ligjit. Ne besojmë se këto reforma janë një hap përpara drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane dhe do të mbështesin procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët e Serbise që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume.

Vërejmë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur.
I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hape perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal” thuhet në përgjigjen e Quintit.

SHIKO MË SHUMË

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...