Shtetasja e Shqipërisë vdes në QKUK pas një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, një tjetër i lënduar

PUBLIKUAR

Një shtetase e Shqipërisë ka humbur jetën pas plagëve që mori në një aksident fatal në rrugën Prishtinë-Pejë.

Ajo ishte pasagjere në veturën që u vetaksidentua, ndërsa shoferi, po ashtu shtetas i Shqipërisë, ka mbetur i lënduar.

“Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë, Fsh. Korroticë  13.02.2026 – 06:50.  Ka ndodhë vetaksident me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka nderuar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marr trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

 

SHIKO MË SHUMË

​Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, duke rishpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama...

Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave...

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll...