Është ndaluar për intervistim në stacionin e Policisë së Kosovës një shtetas turk i cili nga Turqia po vinte kinse për të transportuar mallra në shtetin e Kosovës.
Mirëpo të njëjtit në veturën e tij sipas policisë i janë hasur dy marokien pa dokumente të identifikimit.
“Një mashkull Turk Shtetas i Turqisë i cili ishte me kamionin e tij me rimorkio, me targa të Kosovës -pronë e një kompanie kosovare dhe i cili vinte me mallra nga Turqia është kontrolluar nga zyrtarët policor dhe në rimorkio janë hasur dy persona marokien pa dokumente te identifikimit. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësite relevante. Po ashtu lidhur me rastin mbetet që i dyshuari së bashku me pronarin e kompanisë të paraqiten për intervistim”, njofton policia.


