Shtëpia e Bardhë: Rusia, përgjegjëse për sulmet mbi konvojet me ndihma

PUBLIKUAR

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë për sulmin vdekjeprurës mbi konvojet që po bartnin ndihma humanitare për popullin sirian.

Komentet e zëvendës këshilltarit për siguri kombëtare, Ben Rhodes të bëra më 20 shtator, ishin akuzat më të hapura që i ka bërë Uashingtoni Moskës për incidentin që ndodhi në Alepo.

Në sulmet më 19 shtator mbi konvojet me ndihma u vranë të paktën 20 civilë. Kjo gjë bëri që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon të suspendojë të gjithë konvojet me ndihma humanitare për në Siri.

“Mund të kenë qenë vetëm dy subjekte përgjegjëse ose regjimi sirian ose qeveria ruse”, ka thënë Rhodes.

“Në çdo rast, ne e mbajmë përgjegjës qeverinë e Rusisë për sulme ajrore në këtë zonë”, ka thënë ai.

Më herët, Moska ka hedhur poshtë akuzat se konvojet me ndihma janë sulmuar nga avionët rusë duke thënë se kamionët mund të jenë djegur, transmeton Rel.

Zyrtarë të inteligjencës amerikanë më herët janë cituar të kenë thënë se avionët ushtarakë rus Su-24, ishin duke fluturuar mbi konvojet në kohën e sulmit

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...