Shtatë të plagosur në Prizren, shkaku i problemeve pronësore

PUBLIKUAR

f1_10kamez1344586214

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites sot në qytetin e Prizrenit, ku nga shkëmbimi i zjarrit mes dy familjeve, janë plagosur shtatë persona, përfshirë edhe një oficer policie.

Sipas drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, rasti ka ndodhur për çështje pronësore, ndërsa janë të përfshira familjet Abdylaga nga komuna e Suharekës, që jetojnë në Prizren, dhe familja Berisha po nga Prizreni.

Nga familja Abdylaga janë katër të plagosur, ndërsa nga familja Berisha dy persona – babë e bir.

Gjashtë të plagosurit po trajtohen në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa, një person për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK.

Polici ka marrë plagë në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetë, pohon Krasniqi.

Në këtë ngjarje personat e përfshirë në rast, kanë përdorur, kallashnikov, pistoleta dhe mjete të tjera të forta. Policia dhe prokurori i Shtetit kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe po merren më rastin. /RTK/

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër riga shiu kohëpaskohe, të dielën intervale me diell

Riga shiu paraqiten kohëpaskohe ditën e shtunë në pjesë të vendit. Qielli mbetet më...

“Instalacioni” i Ramës pas protestës: Skënderbeu, turma, katër krerët e UÇK’së dhe sllogani “Liria ka emër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar dy fotografi në faqen e tij zyrtare...

Djali i ish-presidentit Thaçi, në ballë të protestës në Tiranë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ndodhet në mesin e protestuesve të shumët...