Shtatë persona të lënduar në dhjetë aksidente

PUBLIKUAR

Në 24 orëshin e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur 10 aksidente prej të cilave pesë janë me pasoja të lëndimeve trupore. Lëndime më të lehta kanë marrë tre shoferë, dy bashkëudhëtarë dhe dy këmbësorë.

Pesë nga aksidentet, ashtu siç informon policia, janë me pasoja të dëmeve materiale.

Nga ana e policisë së komunikacionit gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 35 shoferë të cilët kanë vozitur pa patentë shoferi, pesë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e ndritshme të komunikacionit në udhëkryqe, tre kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, si dhe tetë shoferë të cilët kanë përdorur celular.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” mbrëmë janë larguar 72 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...