ShSKUK përfundon ekzaminimet mjekësore për kadetë të rinj të policisë

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka përfunduar me sukses ekzaminimet sistematike mjekësore, përkatësisht testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinjë të policisë, konform marrëveshjes që kishte me policinë.

Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë.

Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.

“E gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Katjazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, të cilët kanë përcjellë, ndihmuar dhe mbikëqyrur këtë proces.”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...