Shqiptohen 730 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

PUBLIKUAR

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë që të gjobiten nga policia, kjo përshkak se nuk po përfillin masat antiCOVID-19 që ishin vendosur në fund të muajit gusht.

Vetëm gjatë ditës së diele, Policia e Kosovës ka shqiptuar 730 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që nga sot (e hënë) kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19.

Ndër masat që pritet të hyjnë sot në fuqi është, fillimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi do të mbahet në dy grupe. Institucionet do të punojnë me kapacitetet të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kufizimi i lëvizjes mbetet i njëjti, nga ora 22:00-05:00. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...