Shqipet e Grasshopperit, të gatshëm për shkëlqim (Foto)

PUBLIKUAR

Skuadrat zviceerane pothuajse të gjitha kanë në radhët e veta futbollistë shqiptarë, disa prej të cilëve janë edhe lider në to.

Rasti më i mirë është tek gjiganti zviceran Grasshopper, skuadër e cila në radhët e saj ka katër futbollistë shqiptarë.

Dyshja, Shani Tarashaj dhe Alban Pnishi janë titullarë të padiskutushëm tek GC, ndërsa talenti Florian Kamberi dh heroi i fitores së Kosovë ndaj Guinesë, Mërgim Brahimi gjithmonë japin kontribut të madh saherë që të aktivizohen.

Grasshopper do të luaj sot në udhëtim tek Sion, ndërsa në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Florian Kamberi, shihen shqipet të gatshëm për këtë përballje.

Urojmë që skuadra e tyre të fitoj përballë Sionit me gola që flasin shqip. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...