Shqipëria ngjitet në vendin e 51-të

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur 6 shkallë më lart në renditjen botërore të FIFA-s, për muajin qershor.

Kuqezinjtë tanë në klasifikimin e përmuajtshëm të FIFA-s, bazuar në performancën e ekipeve kombëtare në të gjithë botën, aktualisht renditen në vendin e 51-të, duke kapërcyer 6 vende menjëherë.

Shqipëria me 624 pikë për muajin qershor në renditjen e FIFA-s është ngjitur në vendin e 51-të, ndërkohë që kundërshtarët tanë në grupin kualifikues për “Euro 2016”, renditen kështu:Portugalia (1229 pikë) ka ruajtur vendin e 7-të, Danimarka (808 pikë) gjithashtu ka ruajtur vendin e 29-të, ndërkohë që Serbia (673 pikë) ka zbritur në vendin e 45-të dhe Armenia (383 pikë) në të 84-tin.

Vendin e parë në këtë renditja e mban Gjermania me 1775 pikë, e ndjekur Belgjika me 1509 dhe Argjentina me 1496 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...