Shqipëria i jep energji për festat Kosovës, Balluku: Do na e kthejnë prapë

PUBLIKUAR

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sot në një deklaratë për media lidhur me vendimin për të mbështetur Qeverinë e Kosovës sa i takon përballimit të krizës energjetike.

Balluku deklaroi se kjo do të bëhet në formë depozite pa paguar asnjë qindarkë pasi Kosova do na e kthejë sërish në verë.

“Kryeministri Edi Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjetike në Kosovës gjatë datës 31 Dhjetor dhe 1 Janar., Kemi angazhuar burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje. Pas një dakordësie me drejtuesit e KESH në Kosovës kemi siguruar energji për këto dy data që do të jepen në formën e depozitimit duke kërkuar të rikthehen gjatë sezonit veror.

Do i rikthehen depozitat Shqipërisë gjatë sezonit të verës, nga muaji qershor deri në muajin shtator. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm për të mbrojtur brezin familjar dhe bizneset e vogla. Në këto kushte kaq të vështira kur çmimi ka arritur në nivele të paperceptueshme qeveria po merr masa për këtë target grup. Është kënaqësi t’i ofrojmë mundësinë qytetarëve të Kosovës të kenë energji elektrike në datë 31 dhe 1″, tha Balluku.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...