Shqipëria dhe Bullgaria duan Maqedoni stabile

PUBLIKUAR

Bullgaria dhe Shqipëria janë të interesuar për atë që po ndodh në Maqedoni dhe urojnë stabilizimin e vendit. Kështu është deklaruar Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati pas takimit të djeshëm me ministrin e tij bullgar Daniel Mitov në Sofje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bushati theksoi se në Maqedonia është e nevojshme që të ketë një dialog politik që do të çojë në zgjidhjen e krizës në vend.

‘Maqedonia është e mirëpritur të bashkohet me NATO-n, tha Bushati në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë nëse Tirana e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut.

‘Ne do të vazhdojmë të mbështesim këto kritere gjatë takimit në Varshavë, theksoi Bushati në Sofje, ku ai zhvilloi një takim ministror të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i kryesuar nga Bullgaria, ku përveç Shqipërisë mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...