Shqipëri-Zvicër, një nga sfidat që s’duhet humbur

PUBLIKUAR

Europiani i Francës së këtij viti ofron shumë sfida interesante, të cilat askush nuk duhet që t’i humbasë.

E përditshmja spanjolle “AS” e ka përpiluar një listë me përballjet që ngjallin kuriozitetin më të madh ku padyshim dallon ajo e Grupit A, mes Shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet më 11 qershor në Lens.

“Shqipëria bën debutimin në një eveniment si Evropiani i Francës. Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi kërkon të zgjasë ëndrrën e saj dhe të kualifikohet në raundin e dytë. Por fillimisht kuqezinjtë duket të fitojnë ndeshjen e komplikuar me Zvicrën”.

Sigurisht askush nuk do që të humbasë sfidën e hapjes së Euro 2016 mes Francës e Rumanisë, edhe kjo për grupin A.

Skuadra e Deshamps do të luajë përballë publikut të saj dhe detyra e saj është jo vetëm të fitojë, por edhe të largojë dyshimet e krijuara nga dëmtimet e mbrojtësve dhe mungesa e Karim Benzemas, transmeton tch.

Tjetër ndeshje që duhet ndjekur është ajo mes Spanjës e Çekisë. Skuadra kampione në fuqi kërkon titullin e tretë radhazi në kontinent, por ajo që ka më shumë nevojë ajo është të fshijë imazhin e dhënë në Botërorin 2014 ku u eliminua në grupe.

Jashtë kësaj liste nuk mund të lihej përballja mes Anglisë dhe Uellsit në Grupin B që do të jetë një derbi britanik ku Gareth Bale do të përballet me armatën e “Tre Luanëve”.

Gjermani-Poloni është gjithashtu një ndeshje ndaj së cilës askush nuk duhet të jetë indiferent.

Gjermania ka disa polakë në radhët e saj dhe në kualifikuese Lewandowski e të tjerë arritën të thyejnë kampionen e botës 2-0. Për më tepër sulmuesi i Bayernit njeh të gjitha truket e shokut të tij të skuadrës, Manuel Neuer.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...