Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë një hap tejet të madh në ranglistën e FIFA-s.
Ekipi i drejtuar nga trajneri italian Gianni de Biasi ka treguar lojëra fantastike në muajt e fundit dhe kjo iu shpërblye në fund.
‘Kuqezinjtë’, kanë bërë një hap të madh, pasi tani janë në pozitën e 36-të në tabelë me 722 pikë të tubuara si asnjëherë më parë.
Ky është një shpërblim për Kombëtaren për rezultatet pozitive të kohëve të fundit duke u ngjitur me 15 pozicione. Fitorja me Francën muajin e kaluar ka ndikuar në klasifikimin e kuqezinjve.
Shqipëria mbante pozitën më të lartë ndonjëherë në ranglistën e FIFA-s në vitin 2013, kur u rendit në pozitën e 37-të. /Telegrafi/


