Shpresa te ndërkombëtarët!

PUBLIKUAR

shpresa-te-nd-euml-rkomb-euml-tar-euml-t_hd
Situata e krijuar pas marrëveshjes së tri partive që kanë humbur zgjedhjet, për një koalicion paszgjedhor dhe dështimi i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin që t’i japë fund ngërçit politik në krijimin e institucioneve, ka sjellë vendin sërish në një situatë të palakmueshme.

Opinionistët politikë kanë thënë se ka ardhur koha që sërish të ketë një ndërhyrje ndërkombëtare, me qëllim që të krijohen institucionet dhe të mos përsëriten zgjedhjet e parakohshme.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, ndërhyrja e ndërkombëtarëve në ngërçin politik që është krijuar, është më se e nevojshme.

Ai nuk e beson se partitë politike do të arrijnë vetë që t’i konstituojnë institucionet, kjo duke u bazuar nga e kaluara.

“Duke pasur parasysh përvojën e kaluar të këtyre partive, nuk mund të shpresojmë që do ta çojnë punën deri në fund pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Pavarësisht mënyrës indirekte apo direkte, ndërkombëtarët do ta kenë rolin e tyre”, ka thënë Mushkolaj.

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër më shumë intervale me diell

Mendimi për motin – 17.10.2025 Ditën e diel vranësirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas...

KQZ-ja përditëson të dhënat nga QKN-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit rreth verifikimit të rezultateve...

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në...