Shpjegimi qesharak i gjyqtarit pse e ndëshkoi me karton të kuq Messin

PUBLIKUAR

Gjyqtari paraguaian Mario Diaz de Vivar e ka arsyetuar vendimin e tij për ta përjashtuar Lionel Messin me karton të kuq në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Amerikës mes Argjentinës dhe Kilit, duke pohuar se sulmuesi i Barcelonës e goditi fort me krah Gary Medelin.

Messi dhe Medel u përjashtuan me kartonë të kuq në fund të pjesës së parë në triumfin e Argjentinës 2:1 ndaj Kilit të shtunën mbrëma, shkruan Gazeta Express.

Diaz Vivar mori kritika të mëdha për vendimin e tij, i cili u cilësua si shumë i vrazhdë.

Megjithatë, ai arsyetohet se nuk pati opsion tjetër përveç kartonit të kuq, duke e pohuar se argjentinasi e kishte goditur fort kilianin.

“E mora këtë vendim në mungesë të opsioneve të tjera, sepse ai (Messi) e goditi fuqishëm me krah kundërshtarin në një moment kur topi ishte jashtë lojës”, shpjegohet Vivar.

Messi ka qenë kritika i zëshëm i referimit gjatë këtij turne, duke e akuzuar organizatorin për korrupsion se gjoja e ka përgatitur skenën për Brazilin që ta fitojë trofeun. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...