Shpëton qenin që po mbytej në lum (Video)

PUBLIKUAR

Në Punjab të Indisë, një burrë nuk ka menduar më gjatë por e ka shprishur turbanin që kishte në kokë, dhe është afruar te bregu i lumit për të shpëtuar një qen që po mbytej.

Sarwan Singh është kapur për materialin, i cili mbahej i tendosur nga disa persona, dhe është afruar tek kafsha e pafuqishme, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, 27-vjeçari shihet duke e mbështjellë qenin me një material të verdhë, derisa e ka nxjerrë nga uji.

“Njerëzit mund të mendojnë se unë e ofendova fenë, por në fakt e shpëtova një qenie të gjallë”, ka thënë Sight.

Sipas doktrinës së fesë Sikh, turbani është një nga pesë obligimet kryesore të meshkujve, atë mund ta heqin vetëm kur bëjnë banje, apo kur janë me rrethin e ngushtë familjar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...