Shpëton edhe pse shtypet në kokë dhe tërhiqet zvarrë nga vetura (Video, +18)

PUBLIKUAR

Një video që po qarkullon në internet, ka shokuar botën dhe shfaq momentin kur një fotografe shtypet me veturë, derisa po zhvilloheshin garat me vetura të modifikuara të dedikuara për terrene malore.

Derisa Diana Dreki po shkrepte fotografi gjatë një ngjarje sportive në pjesën perëndimore të Islandës, shtypet nga një veturë pjesëmarrëse në garë që me shpejtësi të madhe po lëvizte në drejtim të saj, transmeton Telegrafi.

Fotografja

Ajo po qëndronte në një hapësirë të mbuluar me baltë me një kolegë të saj, kur vetura me rrota të mëdha kalon mbi të, por që mrekullisht i shpëton aksidentit të tmerrshëm.

Në video mund të shihet se si Dreki nga Islanda bllokohet nën rrotën gjigante të veturës, derisa turma që po qëndronte pas vrapojnë për ta shpëtuar.

Sipas mjekëve kujdestar, fotografja është jashtë rrezikut për jetë dhe se aktualisht është duke u trajtuar në spitalin e kryeqytetit të Islandës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...